140 të rinj përballen me sfidat klimatike të kryeqytetit në edicionin e dytë të Climathon Tirana

Edicioni i dytë i Climathon Tirana hapi dyert ditën e Enjte me 26 Tetor 2023 për të inspiruar, bashkuar dhe mbështetur krijuesit lokalë të ndryshimit për një shoqëri më të ndërgjegjshme ndaj klimës.

Integruar në Panairin Automotiv të Shqipërisë (AFA), Climathon është një lëvizje botërore e cila organizohet në 145 qytete dhe 56 vende të ndryshme të botës.

Kjo ngjarje organizohet nga Bashkia Tiranë dhe qendra laboratorike ICTSlab me me mbështetjen financiare të SlovakAid dhe në partneritet me Ministrinë e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Innovation League, Banka Credins dhe UNICEF.

Climathon Tirana solli bashkë 140 të rinj dhe 30 ekipe të cilët do të zhvillojnë idenë e tyre inovative nën kujdesin e 25 mentorëve rreth tre sfidave: Ekonomia Qarkulluese, Smart Mobility dhe AI për Sipërmarrjen e Gjelbër.

Themeluar nga Komisioni Europian dhe zhvilluar nga EIT Climate-KIC, Climathon është një eveniment që organizohet në formën e një hackathon i cili sjell në vëmendje çështjet e klimës. EIT Climate-KIC është partneriteti më i madh publik-privat i cili adreson sfidat klimatike përmes inovacionit duke ndërtuar një ekonomi zero-karbon.

Climathon Tirana 2023 ju bashkuan Kryetari i Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, Ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit znj. Delina Ibrahimaj si dhe partnerë e mbështetës nga Innovation League, SlovakAid, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rruggor, Credins Bank dhe UNICEF Albania duke përshëndetur dhe inkurajuar pjesëmarrësit.

Ndonjëherë bëhemi ‘viktima’ të suksesit tonë. Sa më e mirë bëhet Tirana, duan të vijnë të gjithë në Tiranë. Duke qenë se Tirana rritet me 25 mijë qytetarë çdo vit, automatikisht janë 8 mijë apartamente dhe 8 mijë makina. Ku do të shkojnë apo nëse janë elektrike ku do karikohen, nëse nuk janë, duhet zgjidhur se ku do të parkohen. Është e rëndësishme të kuptojmë se ne e kemi lidhur fatin bashkë,” tha z. Veliaj gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Duke folur për idetë inovative, ai solli në vëmendje ndryshimin e rregullit për licencën e taksive dhe inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike. “Në 3 vite 70 përqind e flotave të taksive janë makina elektrike. Jam i bindur që kur unë ta lë këtë mandat do të jetë 100 përqind elektrike.”

Maratona 48 orëshe e Climathon Tirana do të vijojë deri më 29 Tetor ku grupet e të rinjve do të bëhen pjesë e disa fazave nga kuptimi i sfidave, sesioneve brainstorming, ideimit, vlerësimit dhe në fund prezantimit të ideve të tyre përballë audiencës.

Bashkëthemeluesi i ICTS, z. Kushtrim Shala tha se “Climathon është një format i decentralizuar dhe nuk bëhen sfida të njëjta në të gjithë globin sepse vende të ndryshme kanë sfida të ndryshme ndërsa Tirana ka përzgjedhur tre sfida kryesore.

Duke folur për një prej sfidave dhe mënyrës sesi ajo ndikon tek Smart Mobility, z. Shala tha se pranë Climathon kanë mbërritur ide mjaft inovative siç është Parkimi Inteligjent duke vendosur sensorë të pjesë të ndryshme të qytetit për të adresuar problemet me parkimin e makinave.

Në Climathon ide inovative kërkojnë të adresojnë problematikat e hasura me përdorimin e biçikletave elektrike, mjeteve elektrike, karikimi i tyre në formë të zgjuar apo ide për analizën e të dhënave rreth mjeteve të ndryshme në qarkullim në qytetin e Tiranës.

Një mundësi e madhe për të vepruar dhe krijuar zgjidhje reale përballë sidave klimatike me të cilat përballet Tirana, Climathon ju jep mundësi të rinjve të kontribuojnë për një qytet më të qëndrueshëm, të zhvillojnë mendimin inovative, të zhvillojnë aftësitë e të folurit në publik, të krijojnë ide që mund të shndërrohet në biznese reale e të bëhen pjesë e një lëvizjeje globale.

Në përfundim të Climathon Tirana, tre ekipe do të përzgjidhen fituese nga secila prej sfidave ndërsa një buxhet prej 3,000 euro do të ndahet në formën e shpërblimit për idetë më të mira. “Në ditën finale, idetë do të vlerësohen nga një juri profesionale dhe do të ketë një fitues nga secila sfidë,” tha z. Shala.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet kundër Gazës

Story i radhës

Hebrenjtë amerikanë në një tubim në New York kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Të fundit nga