11 vite me femijen e paralizuar shteti me ka braktisur gruaja ti nuk je kryeminister nuk e meriton ate karrige 6a6513ed9c081

‘11 vite me fëmijën e paralizuar, shteti më ka braktisur’/ Gruaja: Ti nuk je kryeministër, nuk e meriton atë karrige

July 25, 2026
min lexim

Një fjalim i fortë emocional është mbajtur para Kryeministrisë nga nëna e një fëmije me aftësi ndryshe, gjatë protestës së 56-të kundër qeverisë së Edi Ramës.

Me tone të ashpra, ajo ka akuzuar kryeministrin se nuk njeh realitetin e familjeve që përballen çdo ditë me mungesën e shërbimeve dhe mbështetjes nga shteti, duke kundërshtuar deklaratat e tij për shëndetësinë dhe kujdesin social.

Përballë protestuesve, ajo ka treguar vështirësitë e saj prej vitesh me rritjen dhe trajtimin e fëmijës së saj, duke thënë se familjet me fëmijë me aftësi ndryshe janë lënë pas dore. Ajo i ka bërë thirrje Ramës të mbajë përgjegjësi, ndërsa ka deklaruar se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për ndryshim.

Nëna e fëmijës me aftësi ndryshe: Këtu jam, t’i bëj thirrje shokut Edi Rama, idiotit thashë, a jeni shokë thashë ai për ne? Sepse thotë spitalet janë falas. O ti idiot! O ti injorant! Po ti do çuar në psikiatri more, se ti nuk je kryeministër!

Po ti nuk e meriton atë karrige o idiot! Po unë pa i paguar isha në spital, edhe pambukun ta lyp me lekë mor idiot, çfarë thua spitalet falas? Po ti s’do të dish, nuk ke një fizioterapi mor idiot, për të bërë për fëmijën tim. O injorant! Çfarë flet mor idiot kryeministër!

I bëj thirrje sepse takova drejtoreshën e spitalit të Durrësit, te pediatria e fëmijëve dhe i thashë, moj zonjë, a e dini ju që unë kam një fëmijë të paralizuar dhe ky ka nevojë për fizioterapi? Më tha, më vjen keq po s’kemi fonde me punësu për fizioterapistë. Po ato që i vidhni ju me qeska nëpër posta moj idiota! Edhe i fshihni dhe shkoni bëni pushime! Injorantë! Po ju s’keni turp, ju jeni të pafytyrë, ju e zhvatët këtë popull shqiptar! Dhe i bëj thirrje që më datë 27, kur të jemi para Parlamentit, jo me ujë e me gaz, po le të na sulmojnë me çfarë të duan, ne nuk dorëzohemi o kryeministër idiot!

Ne o do të zbresim ty nga ajo tokë, ose s’ka! Ne nuk dorëzohemi o kryeministër plehrë! O injorant! O kryeministër, spitalet s’janë falas! Ti s’ke turp, ti je i paturpshëm! Vetëm një njeri nuk e di që shkon e tallesh me një nënë, me një fëmijë me autizëm!

Pa pikën e turpit, sa nëna ka si puna e saj. Unë jam e para këtu që kam një fëmijë të paralizuar që 11 vjet, dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar. Vetëm një pension të dhjerë, që s’më dalin as për pampersat e djalit. Pa pikën e turpit del edhe thotë unë e bëra këtë, bëra këtë. Po çfarë ke bërë mor idiot? Se t’i kishe bërë nuk ishim mbledhur këtu ne.

Ky nuk është kryeministër, ky është një palaço! Edhe palaçoja bën një punë të mirë sepse bën humor. Ky s’është as për humor! Prandaj, edhe ju shokë policë, hiqni ato kapele dhe mos i sulmoni këtë shtet, që të mbajnë të drejtat e popullit! Këllësira jeni ju o policë! Mbeturina, siç ua tha ky më para. Mbeturina, ashtu jeni ju o policë! Ju nuk e meritoni as… as diplomat e policëve, ju duhet t’i kapni t’i çoni në një pyll atje, t’ju çojnë në xhungël!

Mbeturina jeni ju policët! Unë si nënë shqiptare, i bëj thirrje atij këllësirës, ai mbeturina më e madhe…

Gomat e makinave… ai palloshi i gjatë! Edhe ka këto palloshët e vegjël pastaj që i komandon. Pallosh pas palloshi!

Këta nuk janë për të drejtuar neve. Ne i drejtojmë këta, jo këta neve o këllësira! Edhe shkon Edi Rama thotë spitalet kështu, spitalet ashtu. Unë o zoti Edi Rama… edhe një tubë e kam për djalin tim. Edhe ai edhe katër muaj… ku do ta ushqej unë atë fëmijë? Më jep një përgjigje ti mua! Më jep një përgjigje, ku do të përplasem unë me atë fëmijë? Kur shkova në azil në Francë, erdhi zoti Edi Rama…

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shumica e njerezve e hedhin ate pas nje pikniku kopshtaret e perdorin ate per te permiresuar rritjen e domates 6a6513374da12
Lajmi i mëparshëm

Shumica e njerëzve e hedhin atë pas një pikniku, kopshtarët e përdorin atë për të përmirësuar rritjen e domates

aeroplani perplaset mbi shtepine e nje familjeje ne gjermani dy persona humbin jeten 6a65141069a18
Lajmi i radhës

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Të fundit nga

ShkoLartë