100 shqiptar fituan 33 milione euro ne rrjete sociale administrata tatimore fillon hetimin per mosdeklarim pasurie 685c5156c56f3

100 shqiptar fituan 33 milionë euro në rrjete sociale, Administrata Tatimore fillon hetimin për mosdeklarim pasurie

June 25, 2025
1 minut lexim

Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shqipëri ka filluar një hetim të gjerë ndaj rreth 100 individëve dhe subjekteve të dyshuara për përfitime të padeklaruara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal.

Sipas Administratës Tatimore, hetimi është inicuar pas verifikimeve paraprake që tregojnë për rreth 33 milionë euro të ardhura të dyshuara si të padeklaruara, të realizuara përmes aktiviteteve të ndryshme online.

ATK kujton se më 29 mars 2025, ka publikuar një njoftim në rrjetet sociale, duke ftuar të gjithë individët dhe subjektet me të ardhura nga burime online që të bëjnë vetëdeklarimin në platformën DIVA 2024, në mënyrë që të shmangin penalitetet dhe masat ligjore.

“Ftojmë të gjithë tatimpaguesit që ende nuk kanë reaguar, që të përmbushin këtë detyrim ligjor sa më parë, për të evituar pasojat që mund të sjellë një hetim i thelluar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Hetimi përfshin një gamë të gjerë të të ardhurave, përfshirë pagesa për reklama, bashkëpunime me brende, të ardhura nga videot monetizuese në YouTube, dhurata digjitale në TikTok, si dhe përdorimin e shërbimeve të pagesave si PayPal për transaksione ndërkombëtare.

ATK ka paralajmëruar se pas përfundimit të hetimeve, të gjitha rastet e dokumentuara do të procedohen sipas legjislacionit tatimor dhe penal në fuqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jo me masakra me 40 euro shezlloni ndreu kater euro ne qender te shengjinit pese euro ne ranen e hedhun 685c506a59ba8
Lajmi i mëparshëm

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni” – Ndreu: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

mossad vlereson operacionin historik ne iran 685c519337b86
Lajmi i radhës

Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë