10 milione euro nga gjobat safe city fitimprures per shtetin 6af342c02d90b

10 milionë euro nga gjobat! “Safe City” fitimprurës për shtetin

November 10, 2026
1 minut lexim
safee

Rreth 10 milionë euro në vit pritet të derdhen në buxhetin e shtetit nga gjobat përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se bëhet fjalë për vlerësime fillestare dhe jo për shifra përfundimtare, pasi viti ende nuk ka përfunduar.

“Prurjet e përgjithshme që pritet të hyjnë çdo vit në buxhetin e shtetit janë rreth 10 milionë euro. Këto nuk janë shifra të përcaktuara saktësisht. Viti nuk ka përfunduar ende, por bazuar në dinamikën aktuale, pritjet janë që shuma të jetë rreth 10 milionë euro”, deklaroi Toshkovski. Nga këto mjete, 25 për qind, përkatësisht rreth 2,5 milionë euro, janë të destinuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe do të riinvestohen në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të sistemit “Qyteti i Sigurt”.

“Pikërisht 25 për qind janë të destinuara për buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto mjete do të riinvestohen në gjithçka që lidhet me zbatimin dhe avancimin e sistemit ‘Qyteti i Sigurt’”, tha ministri. Toshkovski theksoi se qëllimi kryesor i projektit nuk është mbushja e buxhetit me para nga gjobat, por rritja e sigurisë në komunikacion.

“Po e përsëris për të miliardën herë, qëllimi i këtij projekti nuk është mbushja e buxhetit të shtetit”, deklaroi Toshkovski.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

beteja per buxhetin e be se shperthen ndersa kater vende sfidojne merzin per ndihmen ndaj ukraines 6af342383a467
Lajmi i mëparshëm

Beteja për buxhetin e BE-së shpërthen, ndërsa katër vende sfidojnë Merzin për ndihmën ndaj Ukrainës

zbulohet identiteti i komedianit te famshem te akuzuar per ngacmim seksual 6af342c2cb2ef
Lajmi i radhës

Zbulohet identiteti i komedianit të famshëm të akuzuar për ngacmim seksual

Të fundit nga

Shkrimtari serb: Shqiptar nuk është fyerje, hajn po

Shkrimtari dhe sociologu serb Stefan Simiq, një nga autorët më të ndjekur në rrjetet sociale në rajon, ka reaguar ashpër ndaj fyerjeve antishqiptare që dëgjohen në protestat kundër Aleksandar Vuçiqit. “Vuçiqi nuk
ShkoLartë