1 mije e 500 euro per te vendosur tritolin ne paketen elektrike zbardhet roli i njerit prej te arrestuarve per vrasjen e hysni ymerajt 695a6e23f2963

1 mijë e 500 euro për të vendosur tritolin në paketën elektrike/ Zbardhet roli i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e Hysni Ymerajt

January 4, 2026
1 minut lexim

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 67-vjeçarit Hysni Ymeraj, i cili mbeti i vdekur nga një shpërthim me lëndë plasëse, dhe jo si pasojë e një defekti në panelin e matësve të energjisë elektrike, siç dyshohej fillimisht.

Ngjarja ndodhi paraditen e 29 dhjetorit, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa lidhur me ngjarjen janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë krim: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.

Sipas Policisë, nga provat e mbledhura dyshohet se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës, kanë vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima.

Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati dyshohet të jetë paguar 1 mijë e 500 euro për të vendosur lëndën plasëse në paketën elektrike të pallatit ku banonte 67-vjeçari, mirëpo ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke kaluar në zonë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar si prova materiale 28 celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, rroba të dyshuara të përdorura gjatë vendosjes së lëndës plasëse, municion, sasi parash në lekë dhe euro, lëndë narkotike, një sasi kokaine, 3 pajisje GPS gjurmimi, 2 kamera sigurie dhe një laptop. Policia njofton se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe për sqarimin e plotë të motiveve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

joao cancelo i veteofrohet barces 695a6d74252dd
Lajmi i mëparshëm

Joao Cancelo i vetëofrohet Barçës

kfor zhvilloi stervitje ne poligonin prane kampit villaggio italia 695a6e7e7483a
Lajmi i radhës

KFOR zhvilloi stërvitje në poligonin pranë Kampit Villaggio Italia

Të fundit nga

ShkoLartë