zyrtarja e kabintetit te konjufces po intervistohet nga policia e kosoves 68690f0079976

Zyrtarja e kabintetit të Konjufcës po intervistohet nga Policia e Kosovës

July 5, 2025
1 minut lexim

Zyrtarja e kabinetit të deputetit të Glauk Konjufcës, e cila ka pranuar thirrjen se një mjet shpërthyes është vendosur në Kuvendin e Kosovës është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

Kështu ka mësuar tëvë1 nga burimet.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe media janë evakuuar nga Kuvendi i Kosovës, për shkaqe sigurie.

Sipas ekipit të tëvë1 i cili po qëndron atje bëhet e ditur se dyshohet për një vendosje të bombës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa nga Policia e Kosovës kanë thënë se në orët e para të së shtunës kanë pranuar një mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësitë kompetente policore kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar deputetët dhe mediat nga objekti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

topalli te bandirmaspor 68690efd2493e
Lajmi i mëparshëm

Topalli te Bandırmaspor

gjermania planifikon perforcim te madh ushtarak do te bleje armatim ne vlere te 25 miliarde eurove 68691028d4fe2
Lajmi i radhës

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Të fundit nga

ShkoLartë