zyrtarisht ne komunen e rahovecit ka filluar vjelja e rrushit 68bb447011ade

Zyrtarisht në Komunën e Rahovecit ka filluar vjelja e rrushit

September 5, 2025
min lexim

Vreshtarët pas një pune të lodhshme kanë ekspozuar prodhimet në tezga, por shprehin pakënaqësi për çmimin e rrushit të verës. Ata thonë se çmimi aktual po i çon në kultivimin vetëm të varieteteve të rrushit të tryezës.

“Për çmimin, është i dobët për vreshtarët, se duhet shumë punë, tërë vitin punë, fuqia punëtore mungon, rinia na ka ik, s’kemi fuqi punëtore, nuk mundesh me gjet një punëtor me vjel rrush, ne nuk pajtohemi me këtë çmim fare, por s’kemi çka të bëjmë, e për këtë jemi drejtu nga rrushi i tryezës”, ka thënë vreshtari Vehbi Shala nga Rahoveci.

“Subvencionet ende nuk i kanë lëshuar, nuk ka treg, posaqërisht për këta të verës, këta podrumet na kanë shkel me çmim, çmimet kanë met si para 10-të viteve, si para 20 viteve, asnjë cent nuk e kanë rrit”, ka thënë vreshtari Berat Jupa.

Hapjen zyrtare të festivalit “HardhFest 2025” e bëri kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe ministrja në detyrë Rozeta Hajdari.

“Në vitet në vijim, ne do të sjellim verëtarët nga Kalabrija dhe të gjitha trojet e tjera shqiptare, që ndajnë një kulturë dhe traditë të përbashkët të ilirëve tanë për prodhimin e verës”, ka thënë Hajdari.

Kurse Smajl Latifi- Kryetar i Rahovecit ky festival, është dëshmi e punës të palodhur për të mbështetur kulturën, turizmin dhe prodhimet lokale

” Me mbështetjen konkrete të komunës, ne kemi ndihmuar pa hezitim që Hardhfest të jetë një platformë ku ç’do qytetar, ç’do vizitor, të ndjejë krenarinë e të qenit pjesë e kësaj feste”, ka thënë ai.

Ndërsa  Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se Rahoveci është kryeqytet ballkanik i verërave, i rrushit, i vlerave.

” Rahoveci është kryeqytet ballkanik i verërave, i rrushit, i vlerave, të dërgojmë porosinë më të mirë se janë të mirëseardhur të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Përfaqësues të bashkive të ndryshme të Shqipërisë dhe një delegacion nga Kalabria do të njihen me traditën e kultivimit të rrushit dhe verës këtë vit në Rahovec.

“Shembuj të tillë të punës që ka Rahoveci, janë rrezatim për gjithkënd, për gjithë Shqipërinë”, ka thënë Pjerin Ndreu, kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Motoja e këtij festivali këtë vit është “Për kokërr të qejfit”, ndërsa për tre ditë me radhë do të zhvillohen shumë aktivitete kulturore dhe argëtuese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komisioni evropian gjobit google 2 95 miliarde euro per praktika antikonkurruese ne teknologjine e reklamave 68bb3f272b373
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Evropian gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në teknologjinë e reklamave

pasi te lexoni kete artikull do kuptoni se i keni krehur floket gjithmone gabim 68bb45714c0ec
Lajmi i radhës

Pasi të lexoni këtë artikull do kuptoni se i keni krehur flokët gjithmonë gabim

Të fundit nga

ShkoLartë