Nënsekretari i Përgjithshëm për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, do të vizitojë Kosovën.
Ai pritet të qëndrojë në vendin tonë dy ditë, sipas njoftimit të misionit të UNMIK-ut, në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të tij nga UNMIK-u.
Ai gjithashtu do të vizitojë vendet e projekteve të mbështetura nga OKB-ja.
“Diskutimet do të përqendrohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftimin UNMIK-ut në Facebook.
Burimi: botasot.info


