zyrtari i larte i departamentit amerikan sot viziton kosoven 6871f50fe4b62

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan sot viziton Kosovën

July 12, 2025
1 minut lexim

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raporton KosovaPress.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parashikimi i motit per sot 12 korrik 2025 6871f496e49fc
Lajmi i mëparshëm

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

per here te pare roboti kryen nje nderhyrje kirurgjikale pa ndihmen e njeriut 6871f5fe4b277
Lajmi i radhës

Për herë të parë, roboti kryen një ndërhyrje kirurgjikale pa ndihmën e njeriut

Të fundit nga

ShkoLartë