zyrtari i larte i departamentit amerikan neser kosove 68714c54a75c1

​Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër Kosovë

July 11, 2025
1 minut lexim

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë nesër Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress nga burime në ekzekutiv.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pyetur nga media, të enjten, konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zbulohet cmimi trondites i ulet i man utd per onanan 68714c5169429
Lajmi i mëparshëm

Zbulohet çmimi tronditës i ulët i Man Utd për Onanan

holandezet jane cmendur pas kesaj aplikacioni 68714d413298f
Lajmi i radhës

Holandezët janë çmendur pas kësaj aplikacioni

Të fundit nga

ShkoLartë