zyrtare ukrainas arrestohen per korrupsion gjate blerjes se droneve 688f2f5b49eb7

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

August 3, 2025
1 minut lexim

Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të gjerë ryshfeti gjatë blerjes së dronëve dhe sistemeve tjera elektronike për luftë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë përmes një postimi në X se një deputet ukrainas, krerë distriktesh dhe administratash civile dhe disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë përfshirë në rastin që ka të bëjë me kontratat shtetërore me furnizuesit, të cilat dyshohet se janë nënshkruar me çmim 30 për qind më të lartë.

Zelensky ka shkruar se do të ketë “zero tolerancë” për korrupsion në Ukrainë, dhe i ka falënderuar agjencitë për punën e tyre.

Pavarësia e agjencive ukrainase kundër korrupsionit është rikthyer të enjten, pas protestave mbarëkombëtare.

Qeveria e Zelenskyt është përballur me kritika të ashpra pas prezantimit të një projektligji që do t’ua hiqte pavarësinë Byrosë Kombëtare kundër korrupsionit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar për çështje kundër korrupsionit.

Presidenti pati thënë se agjencitë duhet të pastrohen fillimisht nga ndikimi rus dhe ka tentuar t’i japë autoritet prokurorit të përgjithshëm për të vendosur se kush duhet gjykuar në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Ky hap është parë si kthim mbrapa në luftën kundër korrupsionit në Ukrainë, duke rezultuar me protestat më të mëdha kundër Qeverisë, prej kur Rusia e ka nisur luftën në Ukrainë më 2022.

Duke parë zemërimin e publikut, Zelensky e ka propozuar një projektligj të ri për të rikthyer pavarësinë e këtyre dy trupave, dhe ai më pas është votuar në parlament.

Autoritetet kanë thënë më vonë se Zelensky e ka dëgjuar “thirrjen e publikut”.

Ky hap është përshëndetur nga aleatët evropianë, të cilët patën shprehur shqetësime për propozimin fillestar./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keto bateri me te lira per vetura elektrike do te shfaqen se shpejti 688f2f202484f
Lajmi i mëparshëm

Këto bateri më të lira për vetura elektrike do të shfaqen së shpejti

kanali famekeq i haracines se shpejti ne histori vlen sjell zgjidhje jo premtime 688f32a736a07
Lajmi i radhës

Kanali famëkeq i Haraçinës së shpejti në histori, VLEN sjell zgjidhje, jo premtime!

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë