zyrtare kuvendi qendror i alternatives vendosi qe partia te bashkohet ne partine e re vlen 69bb22f8133f5

Zyrtare: Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia të bashkohet në partinë e re VLEN

March 19, 2026
1 minut lexim

Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN.
“Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës – në mënyrë unanime – i mori këto vendime:
Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN.
Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e Alternativës.
Kuvendi Qendror sugjeron që, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për unifikimin e VLEN-it në një subjekt politik, të detajohen edhe të drejtat dhe detyrimet e secilit organ të partisë së ardhshme VLEN.
Kuvendi Qendror i Alternativës e autorizon kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim”, thuhet në komunikatën e Alternativës.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kfor i per stervitjet e ushtareve serbe ne kufi me kosoven nuk perben kercenim ishte e planifikuar 69bafc7cd620d
Lajmi i mëparshëm

KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar

katari debon nga vendi stafin e ambasades iraniane 69bb23a8d7834
Lajmi i radhës

Katari dëbon nga vendi stafin e ambasadës iraniane

Të fundit nga

Harry Kane: Mund të mposhtim këdo!

Sulmuesi i Bajern Mynih, Harry Kane foli për Prime Video pas dygolëshit të tij dhe fitores 4-1 ndaj Atalantës. “Goli i dytë është një nga të preferuarit e mi. Është një përzierje
ShkoLartë