zyrtare kur diplomacia behet propagande ambasadori meidani ne sherbim te partive politike 686703a6103a1

Zyrtare/ Kur diplomacia bëhet propagandë: Ambasadori Meidani në shërbim të partive politike

July 4, 2025
1 minut lexim

Koment i redaksisë Zyrtare.net

Qasja e fundit publike e Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut po ngjall gjithnjë e më shumë shqetësim dhe kritika në opinionin shqiptar, veçanërisht për shkak të afrimit të tij të hapur me eksponentë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke minuar pozicionin diplomatik neutral që pritet nga një përfaqësues shtetëror.

Në vend që të qëndrojë mbi palët, Ambasadori është rikthyer në një figurë që ngjan më shumë me një zëdhënës jozyrtar të BDI-së, duke marrë pjesë në ngjarje partiake dhe duke promovuar veprimtari që i shërbejnë agjendës politike të një subjekti të vetëm. Kjo sjellje është parë me shqetësim nga shumë qarqe intelektuale dhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kulmi i kësaj qasjeje të kontestuar u arrit ditën e sotme, kur Ambasadori mori publikisht merita për lejimin e një shkolle në fshatin Nerovë, një akt që ishte rezultat i angazhimit të komunitetit vendor dhe autoriteteve ekekutive, e jo i ndërhyrjes diplomatike. Përdorimi i kauzave qytetare për kredite politike është parë si një instrumentalizim i padrejtë dhe i papranueshëm i mandatit diplomatik.

Jo më larg se ditët e fundit, ai është parë në takim të njëpasnjëshëm me funksionarë të Frontit Evropian, ndërsa burime nga terreni konfirmojnë se janë intensifikuar edhe takimet me militantë partiakë të BDI-së, në përpjekje për të prodhuar një imazh afërsie të qëllimshme me një kamp të caktuar politik.

Kjo qasje ka ngritur dyshime serioze për keqpërdorim të rolit diplomatik dhe për ndërhyrje të hapur në dinamikat e brendshme politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, një veprim që jo vetëm rrezikon të dëmtojë imazhin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, por edhe ta vendosë ambasadorin në pozitë të papërshtatshme në raport me komunitetin shqiptar jashtë partive.

Zërat kritikë kërkojnë një qasje të balancuar, përfaqësuese dhe kombëtare, jo thjesht partizane, nga diplomacia e Tiranës në Shkup, duke rikujtuar se roli i një ambasadori është të përfaqësojë interesin shtetëror dhe kombëtar, jo të shërbejë si zgjatim i propagandës së një partie.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amanda holden sfidon jenson button ne nje gare plot stil 686701c55bdaf
Lajmi i mëparshëm

Amanda Holden sfidon Jenson Button në një garë plot stil

turizmi ne shqiperi ekspertja e biznesit tregon situaten qe i ndodhi ne jug sikur ia kishim borxh ne 68671449dbea8
Lajmi i radhës

Turizmi në Shqipëri, ekspertja e biznesit tregon situatën që i ndodhi në jug: Sikur ia kishim borxh ne…

Të fundit nga

ShkoLartë