zvicer zjarr ne barin e vip ave ne crans montana 47 te vdekur dhe 100 te plagosur 6956b8430d84d

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

January 1, 2026
1 minut lexim

47 persona u vranë kur një zjarr shpërtheu në një bar të njohur për VIP-at në një vendpushim luksoz skijimi në Zvicër gjatë festimeve të Vitit të Ri.



Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin Le Constellation në resortin Crans-Montana, kur shpërthimi shkaktoi zjarr rreth orës 1:30 të mëngjesit të së enjtes. Dy klientë thanë se zjarri filloi nga një fishekzjarre e vendosur në një shampanjë.

Sipas mediave të huaja, fotografitë e publikuara nga mediat zvicerane treguan një ndërtesë në flakë, si dhe ambulanca dhe zjarrfikëse në vendngjarje. Pjesa më e madhe e barit raportohet të jetë nën nivelin e tokës, me një hyrje të ngushtë.

Gaetan Lathion, një zëdhënës i policisë në kantonin Valais, në jugperëndim të Zvicrës, tha: “Konfirmoj se ka disa të vdekur dhe po shohim shumë të plagosur… Ndërhyrja është ende duke vazhduar.”  Mediat zvicerane spekuluan se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët, por policia nuk e ka konfirmuar këtë teori. 

Dëshmitarët i thanë stacionit radiofonik zviceran Rhône FM se ambulanca “të panumërta” dhe disa helikopterë po i çonin të plagosurit me nxitim në spitale.

Policia ka mbyllur zonën përreth barit dhe është vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Crans-Montana, një vendpushim modern në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth 25 milje në veri të Matterhorn. Ai do të zhvillojë eventin e skijimit FIS Ëorld Cup në fund të janarit. Lathion tha se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin shkakun e shpërthimit.

“Jemi vetëm në fillim të hetimit tonë, por ky është një vendpushim skijimi me famë ndërkombëtare dhe shumë turistë”, tha ai. Ai shtoi se ishte ngritur një qendër pritjeje dhe një linjë ndihme për familjet e prekura.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tradita 80 vjecare e zhytjes ne lumin tiber italianet i bashkohen hedhjes nga ura romake 6956b280b8005
Lajmi i mëparshëm

Tradita 80-vjeçare e zhytjes në lumin Tiber/ Italianët i bashkohen hedhjes nga ura romake

viti i ri nis me acar minus 15c shenohet ne kosove 6956b92ed4296
Lajmi i radhës

Viti i Ri nis me acar, minus 15°C shënohet në Kosovë

Të fundit nga

Akanji bind Interin

Për Manuel Akanji, një titull në Serie A do të kishte një domethënie të veçantë. Mbrojtësi zviceran ka fituar trofe në çdo kampionat ku ka luajtur më parë në Zvicër me Baselin,
ShkoLartë