zv ministrja zekolli paralajmeron fazen e fundit te projektit te sheshit skenderbeu parashikohen rreth 800 vendparkime nentokesore 6a4e5af108ec8

Zv.ministrja Zekolli paralajmëron fazën e fundit të projektit të Sheshit “Skënderbeu”, parashikohen rreth 800 vendparkime nëntokësore

July 8, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 21

Realizimi i fazës së tretë dhe të fundit të projektit të Sheshit “Skënderbeu” pritet të nisë së shpejti, njoftoi zëvendëskryeministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

Sipas saj, javën e kaluar Qeveria ka miratuar vendim me të cilin janë hequr pengesat administrative që, sipas autoriteteve, kanë bllokuar zbatimin e fazës së tretë të projektit.

Zekolli Shaqiri bëri të ditur se projekti parasheh ndërtimin e rreth 800 vendparkimeve nëntokësore, ndërsa sipërfaqja e sheshit do të organizohet si hapësirë publike për qytetarët.

“Sheshi Skënderbeu nuk do të jetë më shesh i ngarkuar me makina pasi që janë të parapara rreth 800 vendparkime nëntokësore. Do të jetë një shesh urban, i cili do t’u shërbejë qytetarëve për aktivitetet e tyre të përditshme”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kos ne shkup maqedonia e veriut ka shans real per ne be por duhet te miratoje ndryshimet kushtetuese 6a4e59a07330c
Lajmi i mëparshëm

Kos në Shkup: Maqedonia e Veriut ka shans real për në BE, por duhet të miratojë ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë