zv ministrja e jashtme e bullgarise per momentin nuk po shohim asnje perparim ne maqedoni 6969f900b9a08

Zv. ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Për momentin nuk po shohim asnjë përparim në Maqedoni

January 16, 2026
1 minut lexim

Shkup, 16 janar – Zv. ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Elena Shekerletova thotë se nuk shikon ndonjë përparim lidhur me procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

“Do të ishim të lumtur të shihnim ndonjë përparim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por për momentin, për fat të keq, nuk shohim asgjë”, tha Shekerletova.

Shekerletova mori pjesë në takimin e përbashkët të Komitetit lokal për Politikë të Jashtme dhe Komitetit për Çështjet Evropiane dhe Kontrollin e Fondeve Evropiane në Parlament, në të cilin Ambasadori i Republikës së Qipros në Bullgari prezantoi prioritetet e Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Bullgaria vazhdon të besojë se zgjerimi i BE-së duhet të përfshijë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kur ato tregojnë gatishmërinë e nevojshme”, theksoi Shekerletova.

Ajo tha se vazhdojnë të besojnë në këtë forcë reformuese dhe motivuese të zgjerimit të BE-së në këto vende.

Sipas saj, është e rëndësishme të ndërtohet një sistem vlerash në vendet që është në përputhje me atë të BE-së.

Zëvendës Shefja e Diplomacisë Bullgare beson se disa vende kandidate për anëtarësim po tregojnë përparim, por vullneti dhe gatishmëria nuk janë të njëjta në çdo vend.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rreshqitja e dheut u ka bllokuar rrugen4 familje te izoluar prej 11 ditesh ne kukes 6969f0f41e699
Lajmi i mëparshëm

Rrëshqitja e dheut u ka bllokuar rrugën,4 familje të izoluar prej 11 ditësh në Kukës

adriatik lapaj fton qytetaret protestoni per padrejtesite 696a06d8aa560
Lajmi i radhës

Adriatik Lapaj fton qytetarët: Protestoni për padrejtësitë

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë