Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, duke shprehur vlerësim për rolin historik dhe partneritetin me vendin.
Në mesazhin e tij, Sali theksoi rëndësinë e SHBA-së si simbol i lirisë dhe demokracisë, duke e cilësuar atë si një aleat dhe mik të rëndësishëm.
“Urime 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nderim për një komb që ndër shekuj ka qenë simbol i lirisë, demokracisë dhe mbështetjes për popujt liridashës. Mirënjohje për aleatin dhe mikun tonë besnik!”, ka shkruar Sali.
Urimet me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së janë shoqëruar edhe nga mesazhe të tjera nga përfaqësues institucionalë dhe politikë, duke vënë në pah marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burimi: alfax.mk


