zv kryeministri i pare bekim sali pret studentet nga tirana diskutojne rrugetimin e maqedonise se veriut drejt be se 6abd4fe2e79b5

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali pret studentët nga Tirana: Diskutojnë rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

September 30, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka pritur në Ministrinë për Çështje Evropiane studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, të cilët po zhvillojnë një vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut. Në takim është diskutuar për procesin e integrimit evropian, reformat dhe mundësitë që anëtarësimi në BE krijon për qytetarët dhe të rinjtë.

“ Kënaqësi të mirëpres në Ministrinë për Çështje Evropiane studentët dhe ekipin akademik të College of Europe, kampusi i Tiranës, në kuadër të vizitës së tyre studimore në Maqedoninë e Veriut.

Diskutuam për rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian, rëndësinë e reformave dhe mundësitë që integrimi evropian krijon për qytetarët dhe të rinjtë.

Theksova se përkushtimi ynë ndaj reformave vazhdon, me synimin për të ndërtuar institucione më të forta, shërbime më cilësore dhe mundësi më të mira për të ardhmen. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjenda e Reformave janë një mundësi për t’i bërë përfitimet e integrimit më të prekshme edhe para anëtarësimit.

Pyetjet dhe perspektivat e studentëve i dhanë vlerë këtij bashkëbisedimi. Të rinjtë kanë një rol të rëndësishëm në formësimin e së ardhmes evropiane të rajonit tonë”, deklaroi Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fansi i rita ores e befason me targat me emrin e saj artistja shqiptare e ndan momentin me fansat 6abd4d3f14910
Lajmi i mëparshëm

Fansi i Rita Orës e befason me targat me emrin e saj/ Artistja shqiptare e ndan momentin me fansat

taravari per lajm krahasimi i mlladiqit me ish kreret e uck se perversitet i rende 6abd513241170
Lajmi i radhës

Taravari për “Lajm”: Krahasimi i Mlladiqit me ish-krerët e UÇK-së, perversitet i rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë