Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se vizitën zyrtare në Bruskel e ka filluar me takimin me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti.
“Vizitën zyrtare në Bruksel e fillova me një takim me ambasadoren e Republikës së Qipros, znj. Kristina Rafti. Me këtë rast, e urova për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke i dëshiruar sukses në drejtimin e agjendës evropiane. Në takim diskutuam për procesin e eurointegrimit, agjendën reformuese dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si dhe për hapat e mëtejmë drejt përparimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi dhe mbështetja e partnerëve tanë evropianë mbeten thelbësore në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar zv/kryeministri i parë dhe ministër për Cështje Evropiane, Bekim Sali.
Burimi: alfax.mk


