zv kryeministri i pare bekim sali ne iftarin e organizuar nga ambasada e turqise ne fshatin debresh 69b4538dddc27

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në iftarin e organizuar nga Ambasada e Turqisë në fshatin Debresh

March 13, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, mori pjesë në një iftar të organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut në fshatin Debresh, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.

Sali theksoi se pjesëmarrja në këtë iftar ishte një moment i veçantë në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. “Së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy, dhe në frymë vëllazërie me banorët e këtij fshati, kaluam çaste të veçanta të mbushura me mirësi dhe mëshirë në këto ditë të fundit të Ramazanit”, shkroi ai në njoftimin e tij.

Ai shtoi se atmosfera e ngrohtë dhe mikpritja e banorëve janë dëshmi e vlerave që sjell ky muaj. “Atmosfera e ngrohtë, mikpritja dhe bashkimi rreth sofrës së iftarit na rikujtojnë vlerat më të bukura të besimit, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve”, theksoi Sali.

Në fund të mesazhit, zëvendëskryeministri uroi që Zoti t’ua pranojë agjërimin dhe lutjet të gjithë besimtarëve në këto ditë të fundit të Ramazanit.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

javen tjeter kuvendi do te votoje per zgjedhjen e kryeprokurorit te ri 69b42f74b57c5
Lajmi i mëparshëm

Javën tjetër Kuvendi do të votojë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri

gjermania behet eksportuesi i katert me i madh i armeve ne bote 69b4543f9f2f5
Lajmi i radhës

Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

Të fundit nga

ShkoLartë