zv kryeministri i pare bekim sali ne hapjen e zyrave te levizjes arberia 694ebeb6f2a23

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në hapjen e zyrave të Lëvizjes Arbëria

December 26, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të zyrave të Lëvizjes Arbëria në Shkupin Dardan, parti kjo pjesë e koalicionit VLEN. Me këtë rast, ai theksoi se hapja e zyrave përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët politik brenda koalicionit.

Sali u shpreh se me këtë zhvillim “u hap edhe një dritare e re e shtëpisë së quajtur VLEN”, duke nënvizuar se bëhet fjalë për një koncept politik që ka arritur ta dërgojë në opozitë establishementin e korruptuar. Ai vlerësoi aktivitetet e deritanishme të Lëvizjes Arbëria dhe rolin e saj brenda koalicionit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ndryshime reale.

Në fund, zv/kryeministri i parë i përgëzoi drejtuesit dhe anëtarët e Lëvizjes Arbëria për punën e bërë deri më tani, duke u uruar suksese të shumta në të ardhmen dhe vazhdim të angazhimit në funksion të qytetarëve.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kendall jenner shkelqen ne naten e krishtlindjes me fustan te kuq dhe stil luksoz 694eb532ceb17
Lajmi i mëparshëm

Kendall Jenner shkëlqen në Natën e Krishtlindjes me fustan të kuq dhe stil luksoz

FB IMG 1766769633898
Lajmi i radhës

Kostovski: Miratohet buxheti rekord prej 848 milionë denarësh, Levica, BDI dhe VLEN kundër zhvillimit të Komunës së Butelit

Të fundit nga

ShkoLartë