Sonte, zv/kryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën Rajonale të Ambasadorëve Gjermanë, e mbajtur në Rezidencën e Gjermanisë në Shkup.
Gjatë takimit, Sali diskutoi me ambasadorët gjermanë për zhvillimet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e procesit të integrimit evropian dhe të hapat e ardhshëm për avancimin e agjendës reformuese.
“Gjatë takimit me ambasadorët gjermanë diskutuam zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë në procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm për avancimin e agjendës reformuese,” tha Sali.
Burimi: alfax.mk


