zv kryeministri i pare bekim sali cegrani dhe forina mbeshtesin politikat reformuese te vlen it 695ee0f6e359b

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Çegrani dhe Forina mbështesin politikat reformuese të VLEN-it

January 8, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka deklaruar se Çegrani dhe Forina në komunën e Gostivarit, kanë shprehur mbështetjen e tyre për politikat reformuese dhe vizionin e ndryshimit që sipas tij e përfaqëson VLEN-i.
“Çegrani dhe Forina, në Komunën e Gostivarit, kanë shprehur mbështetjen e tyre për politikat reformuese dhe vizionin e ndryshimit që përfaqëson VLEN.
Së bashku me drejtuesit e VLEN-it, zhvilluam takime me banorët e Çegranit dhe Forinës, gjatë të cilave u konfirmua përkrahja për kandidatin për kryetar të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta.
Pas këtyre takimeve, vizituam Shoqatën Kulturore-Artistike “Jahi Hasani” në Çegran, ku u mirëpritëm nga kryetari i shoqatës, z. Zani Mehmedi.
Gjatë vizitës, vlerësova angazhimin dhe punën e deritanishme të shoqatës, duke theksuar se zhvillimi i kulturës dhe i artit do të jetë ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie”, ka deklaruar Sali.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

60 persona evakuohen ne kercove lumenjte dalin nga shtrati ne fshatra fermat permbyten 695ee05bb9528
Lajmi i mëparshëm

60 persona evakuohen në Kërçovë, lumenjtë dalin nga shtrati në fshatra, fermat përmbyten

qmk vazhdimisht e ndjekim situaten cdo veshtiresi qytetaret ta raportojne ne numrin 112 695ee1afa8032
Lajmi i radhës

QMK: Vazhdimisht e ndjekim situatën, çdo vështirësi qytetarët ta raportojnë në numrin 112

Të fundit nga

ShkoLartë