zv kryeministri bekim sali suedia mbetet mbeshtetese e fuqishme e perspektives sone evropiane 6a3bac608a59e

Zv/kryeministri Bekim Sali: Suedia mbetet mbështetëse e fuqishme e perspektivës sonë evropiane

June 24, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, ku është diskutuar për integrimin evropian, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.

“Sot zhvilluam një takim miqësor dhe konstruktiv me Ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit diskutuam për procesin e integrimit evropian të vendit, zbatimin e Reform Agenda dhe Planit të Rritjes, zhvillimet aktuale në procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativave si EUSAIR.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i jep perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe reformave tona në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Njëkohësisht, shpreha mirënjohjen time të veçantë për gjestin miqësor të Ambasadorit dhe dhuratën simbolike – fanellën e Kombëtares së Suedisë – si një shenjë e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.”, ka deklaraur Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

senati miraton rezoluten kerkohet nderprerja e luftes se shba me iranin 6a3ba3893fbe3
Lajmi i mëparshëm

Senati miraton rezolutën, kërkohet ndërprerja e luftës së SHBA me Iranin

lsdm institucionet te hetojne skandalin me kompanine bullgare te janushevit 6a3badb62b276
Lajmi i radhës

LSDM: Institucionet të hetojnë skandalin me kompaninë bullgare të Janushevit

Të fundit nga

ShkoLartë