zv drejtori i doganave dauti raporti i progresit te ke per vendin doganat me rezultate historike progres serioz dhe integrim i pershpejtuar ne be 690c6a50db5bc

Zv Drejtori i Doganave Dauti: Raporti i progresit të KE për vendin, Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”

November 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 nëntor – Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti thotë se në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, është theksuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor – kjo është edhe një dëshmi e fortë për politikat reformuese të zbatuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së, transmeton Zhurnal.mk.

✅ Përparim në harmonizimin dhe përmirësimin e sistemeve TIK – përfunduar dhe vënë në funksion #NKTS 5, zhvillim i #EORI 2 dhe menaxhim i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital.

✅ Legjislacioni doganor është harmonizuar në nivel të lartë me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani – shteti ka një detyrim të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.

✅ Rritje e të ardhurave të Drejtorisë së Doganave – të ardhurat totale në vitin 2024 janë 6,3% më të larta se në vitin 2023, duke kaluar vlerën e dy miliardë eurove.

✅ Kapaciteti operativ – është miratuar Strategjia për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025–2027. Është vendosur një sistem i plotë inteligjence. Është rritur numri i rasteve të konfiskimeve.

✅ Lufta kundër korrupsionit – është miratuar Strategjia e re për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2024–2027, me 22 masa të shënjestruara.

✅ Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale – në vitin 2024, në 73 raste janë konfiskuar 147.525 mallra për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

✅ Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal – është nënshkruar Memorandum me Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, me qëllim kontrolle më efikase, parandalim të mashtrimeve doganore dhe përshpejtim të tregtisë legale!

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e 25 vjecares nga kosova ne tetove prokuroria nuk ka indikacione per veper penale 690c6336a643c
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale

do te te vije pa marre leje pasaporta shqiptare rama me batuta ndaj rektorit austriak ka dale nami qe jemi te dhunshem por 690c6c5479fe7
Lajmi i radhës

“Do të të vijë pa marrë leje pasaporta shqiptare”, Rama me batuta ndaj rektorit austriak: Ka dalë nami që jemi të dhunshëm! Por…

Të fundit nga

ShkoLartë