zulfaj takon ambasadorin austriak diskutohet integrimi i kosoves ne be 6a3a72b4a44f7

Zulfaj takon ambasadorin austriak, diskutohet integrimi i Kosovës në BE

June 23, 2026
1 minut lexim

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, zbatimi i reformave në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Zulfaj ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe nënvizoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të marrë vendim për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Takimi u zhvillua si vazhdimësi e takimit të mëparshëm në Vjenë ndërmjet Kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti, dhe Kancelarit të Austrisë, Christian Stocker, ku Zulfaj kishte zhvilluar gjithashtu takim me Ministren Federale për Evropë, Integrim dhe Familje, Claudia Bauer.

Në fund të takimit, Zulfaj e ka falënderuar ambasadorin Schnetzer për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kemi shpenzuar triliona per ti mbrojtur nga rusia trump paralajmeron europen 6a3a6e28de614
Lajmi i mëparshëm

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën

aksioneret i zuri mallkimi i flamingove zhupa reagon per perplasjet ne aeroportin e vlores rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin 6a3a7337d318b
Lajmi i radhës

“Aksionerët i zuri mallkimi i flamingove”/ Zhupa reagon për përplasjet në Aeroportin e Vlorës: Rama vendosi interesat e ngushta mbi ligjin

Të fundit nga

ShkoLartë