zuckerberg perballet me gjyq prej 8 miliarde dollaresh per skandalin e privatesise ne facebook 6877e4dadd498

Zuckerberg përballet me gjyq prej 8 miliardë dollarësh për skandalin e privatësisë në Facebook

July 16, 2025
1 minut lexim

Një gjyq prej 8 miliardë dollarësh ndaj Mark Zuckerberg dhe udhëheqësve të tjerë të Meta-s ka nisur të mërkurën në Delaware, me akuza se kanë mbledhur në mënyrë të paligjshme të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut, duke shkelur një marrëveshje të vitit 2012 me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

Jeffrey Zients, shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtar i bordit të Meta-s nga 2018, pritet të jetë ndër dëshmitarët e parë. Do të dëshmojnë edhe Zuckerberg, ish-COO Sheryl Sandberg, Peter Thiel, Reed Hastings dhe Marc Andreessen.

Padia nisi pas skandalit me Cambridge Analytica, që mori të dhënat e miliona përdoruesve për fushatën e Trump-it më 2016. Facebook u gjobit me 5 miliardë dollarë nga FTC.

Sipas CNN, aksionarët kërkojnë që Zuckerberg dhe të tjerët të mbulojnë dëmin financiar dhe e akuzojnë atë për përfitim personal nga shitja e aksioneve para rënies së çmimit pas skandalit.

Të paditurit i mohojnë akuzat dhe thonë se Facebook ka ndjekur këshilla të jashtme për të respektuar marrëveshjen. Meta nuk është palë në proces dhe nuk ka komentuar.

Ky është rasti i parë i këtij lloji që arrin në gjykatë në Delaware, ku dëshmohet për dështim të vetëdijshëm të mbikëqyrjes nga bordi. Vendimi pritet pas disa muajsh.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

google planifikon te bashkoje chromeos dhe android ne nje sistem te vetem operativ 6877e49f0ab9a
Lajmi i mëparshëm

Google planifikon të bashkojë ChromeOS dhe Android në një sistem të vetëm operativ

takim misajllovski pirs ne londer bashkepunimi ne mbrojtje mes maqedonise se veriut dhe britanise se madhe ne nivelin me te larte 6877e822d99f1
Lajmi i radhës

Takim Misajllovski – Pirs në Londër: Bashkëpunimi në mbrojtje mes Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe në nivelin më të lartë

Të fundit nga

ShkoLartë