​ZRRE-ja në heshtje: Pyetjet që prekin qytetarët dhe bizneset mbesin pa përgjigje

June 26, 2025
min lexim

Dhjetë ditë pas dërgimit të disa pyetjeve me interes publik në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kjo e fundit nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Edhe pse pyetjet lidhen drejtpërdrejt me të drejtat e qytetarëve për të shitur energjinë që prodhojnë vetë, me ankesat e bizneseve pas dy protestave të mëdha, si dhe me gabimet në programimin e njehsorëve që ndikojnë në tarifat që qytetarët paguajnë, pavarësisht insistimit, ZRRE-ja ka zgjedhur heshtjen.

Këto pyetje iu dërguan ZRRE-së më 17 qershor nga redaksia jonë, dhe deri në momentin e publikimit, sot më 26 qershor, nuk ka asnjë përgjigje.

Ndonëse shumë familje në Kosovë investojnë në panele diellore dhe i përdorin ato vetëm një ose dy muaj në vit, ZRRE-ja nuk ka sqaruar ende nëse qytetarët do të lejohen të shesin këtë energji të tepërt në rrjetin publik.

Aktualisht nuk ekziston një mekanizëm zyrtar që u mundëson familjeve të përfitojnë nga panele të tilla, përkundër trendit rajonal dhe situatës së ndryshueshme të tregut.

Lidhur me këtë, KosovaPress dërgoi pyetje se kur do tu lejojë ZRRE-ja qytetarëve që të shesin rrymë, porse nuk mori përgjigje.

Një tjetër çështje që i është adresuar ZRRE-së lidhet me protestat e fundit të disa bizneseve të mëdha, të cilat janë futur në tregun e lirë të energjisë elektrike pa asnjë fazë tranzitore.

Kjo gjë shkaktoi pakënaqësi të thellë. Oda Ekonomike e Kosovës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe oda e biznese të tjera kërkuan shtyrje të vendimit për minimalisht një vit dhe subvencionim për rritjen e kostos, përndryshe paralajmëruan protesta të tjera.

Protesta e parë u mbajt më 29 maj, e ndjekur nga një tjetër më 11 qershor, ku bizneset theksuan se rreth 400 fabrika shqyrtojnë mbylljen për shkak të shtimit të kostos së energjisë.

Megjithatë, ZRRE-ja dhe Qeveria ende nuk kanë bërë ndonjë hap të dukshëm për të adresuar këto kërkesa.

Në këtë kontekst, pyetja që KosovaPress i ka drejtuar ZRRE-së është: A do t’i marrë parasysh kjo zyrë kërkesat e bizneseve pas dy protestave të zhvilluara publikisht?

Përveç kësaj, disa qytetarë janë ankuar në rrjetet e tyre sociale se ora e konsumit nuk përputhet me tarifat në njehsor.

Për këtë, KosovaPress i ka dërguar pyetjen ZRRE-së, për të marrë informacione se pse po ndodhë kjo. Por, ndonëse kaluan më shumë se një javë, nuk pranuam përgjigje nga ZRRE-ja.

Sipas tyre, edhe pse energjia e lirë pritet të vlejë pas orës 23:00, njehsorët (orëmatësit) nuk janë të sinkronizuar me kohën reale, duke i tarifuar ata me çmimin më të shtrenjtë edhe gjatë orëve kur, sipas rregullave, duhet të paguajnë më lirë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

200 milionë euro për shëndetësinë investimi historik që pritet të shërojë një sistem të sëmurë!

Të fundit nga

Zjarr i madh përfshin një objekt në Ulqin

Në Ulqin të Malit të Zi, autoritetet janë duke punuar në shuarjen e një zjarri që shpërtheu në një magazinë përgjatë rrugës që çon drejt Solanës. Siç shihet në pamjet e televizionit lokal
sqmken
ShkoLartë