zka sistemi i informacionit te tatimit ne prone nuk garanton saktesi 68d56a115fbb7

ZKA: Sistemi i Informacionit të Tatimit në Pronë nuk garanton saktësi

September 25, 2025
min lexim

Rezultatet e auditimit të Sistemit të Tatimit në Pronë nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë nxjerrë përfundimin se ky sistem nuk garanton plotësisht ofrimin e të dhënave cilësore, të sakta, të plota dhe të besueshme.

“Dobësitë në zhvillim dhe funksionim të sistemit, mungesa e procedurave të standardizuara për testim dhe aprovime, si dhe kontrollet e pamjaftueshme, kanë ndikuar negativisht në integritetin e të dhënave dhe menaxhimin efikas të tatimit. Kjo ka rritur rrezikun për pasaktësi në llogaritje, shpërndarje të gabuar të pagesave dhe vështirësi në identifikimin e saktë të tatimpaguesve”, thotë ZKA-ja.

Tutje Zyra Kombëtare e Auditimit, thotë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e cila menaxhon SITP nuk siguron që zhvillimet e realizuar në këtë sistem arrijnë qëllimin, pasi ka mungesë të procedurave për kontrolle të brendshme funksionale lidhur me menaxhimin e ndryshimeve dhe trajtimit të kërkesave për zhvillim.

“Mungesa e kontrolleve hyrëse në aplikacion për SITP ka krijuar rreziqe për saktësinë e të dhënave dhe integritetin e shërbimeve. Auditimi ka evidentuar mangësi në ndërlidhjen e sistemit me regjistrin e të dhënave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, si dhe ndërlidhjes me Sistemin e Anketimit. Kjo ka rezultuar me të dhëna të pasakta për tatimpaguesit dhe pronat. Mangësitë në kontrollet e përpunimit kanë shkaktuar mos shpërndarjen e pagesës në mënyrë proporcionale dhe në borxhe të pasakta për qytetarët duke i dëmtuar me ndëshkime dhe interes”, thuhet tutje në raportin e ZKA-së për këtë auditim.

Po ashtu sipas Zyrës Kombëtare të Auditimimt, SITP ka mangësi në regjistrimin e pagesave duke mos regjistruar datën e saktë të tyre, nuk e pasqyron gjendjen reale të faturës si dhe nuk ka pasqyrim dhe zbatim të saktë të kërkesave ligjore dhe rregullative.

“Për rrjedhojë qytetarët mund të penalizohen me interes pavarësisht pagesës së realizuar në kohë. Gjithashtu proceset manuale rrisin rrezikun e gabimeve dhe humbjes së të dhënave jashtë sistemit. Mangësitë në kontrollet e sigurisë bëjnë më të cenueshëm SITP ndaj keqpërdorimeve të sigurisë”, ka evidentuar raporti.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se Sistemi i Informacionit të Tatimit në Pronë ka transformuar administrimin e tatimit në pronë duke e bërë më të menaxhueshëm, por nuk garanton plotësisht të dhëna cilësore, të sakta, të plota dhe të besueshme.

ZKA-ja thitë se ka dhënë 14 rekomandime për të përmirësuar çështjet e identifikuara në këtë sistem.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pronat u shtrenjtuan me 42 cmimet me te larta ne tirane 68d567f2c1175
Lajmi i mëparshëm

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

a i le dot njerezit te jene vetvetja 68d56b362a905
Lajmi i radhës

A i lë dot njerëzit të jenë vetvetja?

Të fundit nga

ShkoLartë