zka platforma e kosova rrezikon integritetin dhe saktesine e te dhenave 68d3fc7a6bf83

ZKA: Platforma e-Kosova rrezikon integritetin dhe saktësinë e të dhënave

September 24, 2025
1 minut lexim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka nxjerrë në pah mangësi serioze në kontrollet funksionale dhe teknike të aplikacioneve të platformës E-Kosova, duke rrezikuar saktësinë e të dhënave dhe integritetin e shërbimeve elektronike për qytetarët.

Auditimi i Teknologjisë së Informacionit mbi “Platformën e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor 2025 ka fokusuar shërbimet “Shtesat për fëmijë”, “Tatimi në pronë”, “Subvencionimi i librave” dhe modulin “Pagesat elektronike”.

“Rezultatet tregojnë se mungesa e ndërlidhjes së sistemeve ka lejuar përfitime të subvencioneve pa plotësuar kushtet e nevojshme dhe aplikime të dyfishta për shtesat e fëmijëve. Po ashtu, mungesa e përditësimit të gjendjes së pagesës në kohë reale dhe kontrollet e dobëta në modulin e pagesave kanë lejuar ekzekutime të dyfishta të pagesave, duke shkaktuar dëme financiare për qytetarët”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, e cila menaxhon platformën, sipas ZKA-së, nuk ka vendosur standarde të mjaftueshme për menaxhimin e kontratave dhe nuk garanton mjedis të sigurt informacioni për shkak të politikave të vjetruara dhe mungesës së tyre.

“Për më tepër, nuk ka plan për rikthimin e shërbimeve në raste emergjente, duke rrezikuar vazhdimësinë e operacioneve elektronike shtetërore”.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se platforma ka shënuar përparim në digjitalizimin e shërbimeve publike, por sfidat mbeten në integrimin e sistemeve, sigurinë e informacionit, kontrollin dhe besueshmërinë e të dhënave, si dhe në vazhdimësinë e biznesit.

Për të adresuar këto sfida, ZKA ka dhënë 15 rekomandime për përmirësimin e kontrolleve, integrimit, digjitalizimit dhe sigurisë së platformës e-Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndal po kalon trump pas macron edhe erdogan bllokohet ne rruge 68d3fb856e7ca
Lajmi i mëparshëm

“Ndal, po kalon Trump”, pas Macron edhe Erdogan bllokohet në rrugë

a ishte e planifikuar ndarja nga jeta e kengetarit te njohur trondit boten e muzikes 68d3fd96b2e07
Lajmi i radhës

A ishte e planifikuar? Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur trondit botën e muzikës

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë