zka evidenton shkelje ne procesin e dhenies dhe menaxhimit te prones publike ne 8 komuna 68b9ba8f93e2b

​ZKA evidenton shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike në 8 komuna

September 4, 2025
1 minut lexim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditime të pajtueshmërisë në komunat Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Podujevë, Suharekë, Fushë Kosovë dhe Vushtrri, duke mbuluar periudhën janar 2023-dhjetor 2024, sipas të cilave shumica e tyre kanë bërë shkelje në procesin e dhënies dhe menaxhimit të pronës publike.

ZKA thotë se shumica e komunave nuk kanë zbatuar plotësisht procedurat ligjore, kanë ndryshuar qëllimin e shfrytëzimit të pronave pa miratim, kanë lejuar shfrytëzim afatgjatë jashtë kufijve ligjorë, nuk kanë zbatuar procedura formale për vazhdimin e kontratave, si dhe nuk kanë mbajtur dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk kanë mbikëqyrur në mënyrë të rregullt shfrytëzuesit e pronave, raporton KosovaPress.

Në disa prej tyre auditimi ka evidentuar raste të përdorimit të pronave pa kontrata valide si dhe tejkalim të kushteve ligjore, gjë që ka dëmtuar të hyrat publike.

Po ashtu, raportimi i pamjaftueshëm nga autoritetet ekzekutive ka kufizuar mbikëqyrjen dhe vendimmarrjen e Kuvendeve Komunale.

Konkluzioni i auditimit është se komunat e audituara nuk kanë vepruar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi për dhënien në shfrytëzim të pronës se paluajtshme dhe menaxhimin e kontratave për qiradhënie.

Dobësitë në proceset e qiradhënies, mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe mos mbajtja e regjistrave të sakta kanë ndikuar në zvogëlim të të hyrave komunale, rrezikim të integritetit të pronës publike dhe shkelje të dispozitave ligjore.

Për të përmirësuar menaxhimin dhe mbikëqyrjen e pronës publike ZKA-ja ka dhënë 54 rekomandime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga turizmi te qeveria e re edi rama sot ne emisionin opinion 68b9b872d7a71
Lajmi i mëparshëm

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

harry styles e zoe kravitz miq me perfitime 68b9bbb671ea9
Lajmi i radhës

​Harry Styles e Zoe Kravitz: Miq me përfitime?

Të fundit nga

ShkoLartë