zjarrvenia 14 autore 24 oret e fundit rama 10 ne pranga e 4 ne procedim 689c9b745f80f

Zjarrvënia/14 autorë 24 orët e fundit. Rama: 10 në pranga e 4 në procedim

August 13, 2025
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.



Kështu shkruan në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Rama, ku ndër të tjera pohon se 10 prej tyre janë arrestuar, ndërsa 4 janë proceduar penalisht.

“Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkruan kryeministri Rama.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike zonat ku orët e fundit ka pasur vatra aktive zjarri. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive.

Për shkak të situatës problematike nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes, herë pas here u ka bërë thirrje banorëve, veçanërisht në fshatrat e Gramshit dhe në Delvinë për evakuim dhe të bashkëpunojnë me forcat operacionale dhe të emergjencave që janë në terren.

 

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zhurnal meson petrit musliu emerohet i derguar special i vendit ne shba 689c99d070332
Lajmi i mëparshëm

Zhurnal mëson / Petrit Musliu emërohet i dërguar special i vendit në SHBA!

benjamin netanyahu le ti lejojme palestinezet te largohen nga gaza 689c9ca028dc9
Lajmi i radhës

Benjamin Netanyahu: Le t’i lejojmë palestinezët të largohen nga Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë