zjarrvenesit rrezikojne deri 20 vjet burg policia 6 ne pranga 6 ne hetim per zjarrvenie ne 72 ore 6886640a2a7e8

Zjarrvënësit rrezikojnë deri 20 vjet burg/ Policia: 6 në pranga, 6 në hetim për zjarrvënie në 72 orë

July 27, 2025
1 minut lexim

Një 33 vjeçar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit që mori përmasa të frikshme  në Malin e Shashicës.

Sipas policisë, ai ndezi zjarin për pastrimin e një zonë me qëllim hapken e kullotave te reja, por flakët dolën jashtë kontrolllit duke djegur një pjesë të malit, ndërsa rrezikuan  edhe zonat e Banuara në Kaninë e Sherishtë.

Një 63 vjeçar ndërkohë u arestua si autori i zjarrit në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.

Flakët atje përfshinë rreth 600 hektarë tokë me kullota dhe bimësi të ndryshme te lugina e Grykës së Mullinit dhe Qafa e Qershisë, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit.

Në Shijak një 58 vjeçar u arrestua si autor i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel.

Sipas policisë, ai dogji mbeturina në tokën e tij dhe zjarri doli jashtë kontrollit, duke rrezikuar banesat përreth.

Në pranga përfunduan edhe autorët e dyshuar të zjarrvënieve në Kakavijë të Gjirokastrës, Frakull e Vogël në Fier, dhe Cërrik.

6 persona të tjerë u vunë nën hetim në gjendje të lirë si shkaktarë të zjarreve në Fier, Sarandë, Kurbin, Dibër, Shkodër e Polican.

Policia e Shtetit thotë se ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.

Sipas kodit Penal, dënimet për zjarrvënien  shkojnë deri në 20 vjet burg, në varësi të pasojave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm kerkon doreheqjen e ministrit te sportit borko ristovski 68865a6e21fab
Lajmi i mëparshëm

LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Sportit, Borko Ristovski

reali e mendon dyshen haaland mbappe 6886644631409
Lajmi i radhës

Reali e mendon dyshen Haaland-Mbappe

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë