zjarri u aktivizua nga rrufeja ne finiq evakuohen banoret 6893af2eec9ff

Zjarri u aktivizua nga rrufeja në Finiq, evakuohen banorët

August 6, 2025
1 minut lexim

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat u aktivizuan paraditen e sotme.

Ministria e Mbrojtjes njofton se ekipet po ndihmojnë në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar.

Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë.

Paraditen e sotme ministrja e Mbrojtjes bëri të ditur se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një ishte aktive.

“Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale”, njoftoi në mëngjes, duke u bërë thirrje banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vrasje ne bardovce personi i cili me pare e kishte vrare nenen e tij levizte i lire ne shkup 6893a5965ba23
Lajmi i mëparshëm

Vrasje në Bardovcë/Personi i cili më parë e kishte vrarë nënën e tij, lëvizte i lirë në Shkup

ramadani e maloku optimiste per ndeshjen ne bukuresht ndaj skuadres se madhe rumune 6893af6b103ff
Lajmi i radhës

Ramadani e Maloku optimistë për ndeshjen në Bukuresht ndaj skuadrës së madhe rumune 

Të fundit nga

ShkoLartë