zjarri perfshin pyllin me pisha prane lagunes se nartes kerkohet nderhyrje nga ajri 68ac844bafec2

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 25, 2025
1 minut lexim

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.

Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve, megjithatë është kërkuar ndërhyrje nga ajri.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

niniq radoiciq qendron pas grupit corridor 68ac83a2d905b
Lajmi i mëparshëm

​Niniq: Radoiçiq, qëndron pas grupit “Corridor”

cili e ka internetin me te shpejte ne ballkan 68ac84704bb28
Lajmi i radhës

Cili e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Të fundit nga

ShkoLartë