7
Zhelinë, 19 Korrik – Një zjarr i qëllimshëm ka shpërthyer sot në komunën e Zhelinës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me flakë. Burime nga terreni bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë ndezur goma dhe i kanë lëshuar ato të rrotullohen, me qëllim që zjarri të përhapet më shpejt në një zonë më të gjerë.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij veprimi të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm që cenon mjedisin dhe sigurinë e banorëve.
Banorët apelojnë për ndihmë dhe përgjegjësi nga autoritetet, duke kërkuar masa më të rrepta për parandalimin e zjarreve të qëllimshme dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.
Burimi: zhurnal.mk


