zjarri ne vlore perhapet me shpejtesi terreni i veshtire pengon zjarrfikeset nderhyjne kater helikoptere 68aca06567bed

Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

August 25, 2025
1 minut lexim

Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi.

Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Po punohet dhe  për identifikimin e vatrave të reja ose për të evidentuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe“, njofton Ministria e Mbrojtjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha uniforma e veteranit flamur i gjalle i sakrifices sone 68ac9fc338988
Lajmi i mëparshëm

Berisha: Uniforma e veteranit, flamur i gjallë i sakrificës sonë

lufta me rusine zelensky synojme te sigurojme cdo muaj 1 miliard dollare ne armatime nga aleatet 68aca0d68b904
Lajmi i radhës

Lufta me Rusinë, Zelensky: Synojmë të sigurojmë çdo muaj 1 miliard dollarë në armatime nga aleatët

Të fundit nga

AZ Alkmaar zbarkon në Kosovë

Skuadra e njohur holandeze, AZ Alkmaar ka zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Skuadra holandeze do të ballafaqohet me Dritën e Gjilanit në kuadër të xhiros së pestë të Conference League në
ShkoLartë