zjarri ne trubareve angellov ky eshte sulm hibrid ndaj shtetit 68c5aa7279dc5

Zjarri në Trubarevë, Angellov: Ky është sulm hibrid ndaj shtetit!

September 13, 2025
min lexim

Digjet fabrika për mbeturina elektronike në Trubarevë! Tym i dendur dhe detonime – intervenohet edhe me helikopterë

Tymi i zi i dendur mbuloi pasditen e sotme kryeqytetin, duke shkaktuar shqetësim dhe panik tek qytetarët. Autoritetet njoftuan se është përfshirë nga flakët një fabrikë për mbeturina elektronike në fshatin Trubarevë të Shkupit. Pamje dramatike dhe të frikshme nga terreni, dëgjohen edhe detonime. Ekziston rreziku që zjarri të përfshijë edhe objektet përreth. Në shuarje janë angazhuar dy helikopterë dhe një aerotraktor.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, tha se bëhet fjalë për një zjarr serioz dhe të vështirë për shuarje për shkak të materialeve që digjen – televizorë dhe pajisje elektronike. Ai apeloi që qytetarët të qëndrojnë larg tymit.

“Unë do të them se ky është sulm hibrid ndaj shtetit, sepse është e pamundur të shpërthejnë kaq shumë zjarre për kaq pak kohë, me këtë përmasë që ndotin ajrin. Fola me pronarin e ‘Nula Otpad – Grupacioni F’, të paktën kështu mendoj se quhet kompania, dhe ai pretendon se nuk ekziston mundësia që vetë të ketë marrë flakë ose të ndizet lehtë. Pra, duhej një përpjekje serioze për ta vënë zjarrin”, tha Stojançe Angelov, Drejtor i DMSH.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se zjarri është raportuar përmes numrit të emergjencës 112.

Derisa zjarrfikësit luftojnë me flakët, partitë politike vazhduan me përplasjet. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në Facebook shkroi se situata po del nga kontrolli. Ai theksoi se brenda disa ditësh kanë marrë flakë dy fabrika, ndërsa për dy javë pushteti nuk ka arritur t’i shuajë deponitë Drisla dhe Vardarishte.

“Shkupjanët po helmohen me substanca kancerogjene. Tani digjet edhe magazina për akumulatorë dhe bateri në Trubarevë. Shteti, në vend që të jetë krenar, u bë shtet në kaos. Në vend që të jetë e jotja, Maqedonia u dogj. Duhet t’i jepet fund kësaj papërgjegjshmërie, rrëmuje dhe paaftësie. Maqedonia tashmë është një vend i rrezikshëm për të jetuar” – shkroi Filipçe.

Nga VMRO-DPMNE dolën me kundërakuza – duke thënë se “kriminelët e LSDM–BDI-së, të mbytur nga humbja popullore, vendosën ta mbytin edhe Shkupin, vetëm për të penguar ardhjen e drejtësisë”.

“Pasi nuk ia dolën me ndezjen e zjarreve këtë verë nëpër fshatra dhe qytete të Maqedonisë, tani u përcaktuan për një hap të ri, të fundit dhe të dëshpëruar: ndezjen e deponive në Shkup me qëllim që të shkaktojnë frikë, pakënaqësi dhe kaos mes qytetarëve. Me këtë jo vetëm që kryejnë një vepër të rëndë penale, por edhe me vetëdije po shkatërrojnë shëndetin e qytetarëve të Shkupit, gjë që është një paturpësi politike e llojit më ekstrem”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Derisa qytetarët po brengosen per shëndetin e tyre nga ajri i ndotur, nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se po e ndjekin gjendjen me zjarrin në Trubarevë. Ata thanë se janë në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe shërbimet janë të gatshme të reagojnë në kohë, varësisht nga zhvillimet e më

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti mbi 760 mije euro per infrastrukturen e cairit per fushe topanen 68c5a9d1a386d
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën

rama lirimi i hapesirave publike vijon pa nderprerje edhe gjate fundjaves 68c5abd6a5a3b
Lajmi i radhës

Rama: Lirimi i hapësirave publike vijon pa ndërprerje edhe gjatë fundjavës

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë