Zjarri në Peshtan dhe Frakullë lokalizohet, situata nën kontroll, zjarrfikësit vijojnë monitorimin e vatrave

September 5, 2026
1 minut lexim

Zjarri që përfshiu zonat e Peshtanit dhe Frakullës është lokalizuar, ndërsa situata në terren paraqitet nën kontroll.

Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët janë vënë nën kontroll dhe aktualisht në zonë ndodhen disa mjete dhe efektivë zjarrfikës, të cilët po monitorojnë vazhdimisht situatën.

Fokusi i tyre është parandalimi i çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave të zjarrit, duke qëndruar në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se flakët shfaqen sërish.

Pavarësisht lokalizimit të zjarrit, autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim zonën për të garantuar sigurinë dhe për të shmangur përhapjen e mundshme të flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriza per presidentin analistet ose kompromis ose zgjedhje te reja 6a9c724d0f583
Lajmi i mëparshëm

Kriza për presidentin, analistët: Ose kompromis, ose zgjedhje të reja

be ja e ashpersoi qendrimin ndaj serbise per varrimin e mlladicit 6a9c731210918
Lajmi i radhës

BE-ja e ashpërsoi qëndrimin ndaj Serbisë për varrimin e Mlladiçit

Të fundit nga

ShkoLartë