zjarri ne nje banese ne peje con 13 persona ne spital me probleme ne frymemarrje 6920575100280

Zjarri në një banesë në Pejë çon 13 persona në spital me probleme në frymëmarrje

November 21, 2025
1 minut lexim

Trembëdhjetë persona janë pranuar të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës me probleme të frymëmarrjes, si pasojë e tymit të një zjarri që shpërtheu në një banesë në qytet.

Sipas njoftimit të Spitalit, shtatë prej tyre janë fëmijë dhe po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa gjashtë pacientët e tjerë po marrin trajtim në Emergjencë.

“Gjatë ditës së sotme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 13 pacientë me probleme në frymëmarrje, siç dyshohet, të shkaktuara nga tymi i një zjarri të ndodhur në një banesë në qytet. 7 pacientë po trajtohen në Repartin e Pediatrisë, ndërsa 6 pacientë të tjerë në Emergjencën e Spitalit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Spitali bëri të ditur se gjendja e të gjithë pacientëve është stabile dhe pritet që ata të lirohen pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

integrimi komisionerja kos duhet te beheni anetare me te drejta te plota 692055343bdf9
Lajmi i mëparshëm

Integrimi, Komisionerja Kos: Duhet të bëheni anëtarë me të drejta të plota

londrimi dhe dolce bejne dush bashke nuk mungojne vallezimet sensuale 6920587524d8f
Lajmi i radhës

Londrimi dhe Dolce bëjnë dush bashkë – nuk mungojnë vallëzimet sensuale

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë