zjarri ne masivin pyjor nga lavinot mali perparon drejt librazhdit mzsh ne terren per shuarjen e flakeve 687f941beb5b7

Zjarri në masivin pyjor nga Lavinot Mali përparon drejt Librazhdit, MZSH në terren për shuarjen e flakëve

July 22, 2025
1 minut lexim

Zjarri masiv që shpërtheu të shtunën e kaluar në masivin pyjor të Njësisë Administrative Labinot Mal, në bashkinë Elbasan, ka avancuar sot drejt territorit të bashkisë Librazhd, duke përfshirë zona të gjera me sipërfaqe pyjore në fshatrat Gurakuq dhe Orenjë

Përballë këtij rreziku serioz për mjedisin dhe komunitetin lokal, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Librazhd është vënë në gadishmëri të plotë dhe është duke punuar intensivisht në terren për përballimin e flakëve.

Prej disa orësh, në vendngjarje ndodhet një grup prej 8 efektivësh, të pajisur me mjetin e pyjores dhe një fuoristradë të zjarrfikëses, të cilët po përpiqen të izolojnë dhe të shuarjen e vatrave aktive.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe të paarritshëm me mjete të rënda, nuk ka qenë e mundur futja e automjetit zjarrfikës në zonën e prekur.Autoritetet lokale vijojnë monitorimin nga afër të situatës dhe bëjnë apel për bashkëpunim nga ana e banorëve, duke kërkuar që të shmanget çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe të njoftohen menjëherë strukturat përkatëse në rast të ndonjë vatre të re zjarri

Aktualisht autoritetet po përdorin dronin për idenfikimin e vatrave të mundshme të zjarrit në masivet pyjore të Librazhdit për të monitoruar çdo skaj dhe për të marrë masat e duhura në kohë rekord.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

digjet mali goten ne trekendeshin e komunave berove vasileve dhe radovish 687f8abb2d96b
Lajmi i mëparshëm

Digjet mali Goten në trekëndëshin e komunave Berovë, Vasilevë dhe Radovish

shqiperia peson humbjen e dyte ne divizionin c 687f9493ae2ac
Lajmi i radhës

Shqipëria pëson humbjen e dytë në Divizionin C

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë