zjarri ne malin shashice flaket i afrohen shtepive te banuara 688550e0943ff

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

July 27, 2025
1 minut lexim

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk janë vendosur nën kontroll.
Jo vetëm që nuk janë vendosur nën kontroll, por mesa duket vatra e zjarrit është përhapur edhe më tej.



Flakët po i afrohen më tepër shtëpive të banuara të Kaninës, duke e bërë të rrezikshme situatën.

Ndërkohë, territori i djegur prej tyre është shtuar edhe më tepër. Ndërhyrja nga ajri është ndalur për shkak të errësirës. Flakët në terren po luftohen me forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilët pavarësisht punës së palodhur nuk po ia dalin dot t’i vendosin nën kontroll.

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kroacia goditet nga stuhite ne disa vende bie bresher deri ne pese centimetra madhesi 68854c3063abf
Lajmi i mëparshëm

Kroacia goditet nga stuhitë, në disa vende bie breshër deri në pesë centimetra madhësi

holanda ndalon perdorimin e smartfoneve ne shkolla nxenesit me sociale 6885520ca0274
Lajmi i radhës

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Të fundit nga

ShkoLartë