zjarri ne makprogres vinice oda ekonomike formon shtab krize per ta ndihmuar kompanine 68bd5fff4f126

Zjarri në Makprogres Vinicë, Oda Ekonomike formon Shtab krize për ta ndihmuar kompaninë

September 7, 2025
1 minut lexim

Oda ekonomike kumtoi se dje në mënyrë aktive është përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit në fabrikën Makprogres në Vinicë, është alarmuar edhe Qeveria. Nga Oda paralajmëruan formim të shtabit të krizës me pronarin e fabrikës me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjeve, duke shprehur me atë rast keqardhje për dëmin e pësuar të kompanisë, anëtare e tyre.

“Dje rreth orës 19:20, kryetari i Odës ekonomike, Branko Azeski u njoftua nga pronari i Makrpogres Vinicë, Gligor Cvetanov se në fabrikë ka shpërthyer zjarr. Menjëherë është alarmuar Qeveria, kryeministri, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, të cilat i dhanë urdhrat e nevojshëm për shpëtim të fabrikës, por edhe krahas aktiviteteve intensive, duhet të konstatohet se tre linja kyçe prodhimi janë shkatërruar plotësisht”, ceket në kumtesë.

Oda ekonomike njëherit shpreh keqardhje për tragjedinë e këtillë e cila do të lë gjurmë të thellë ndaj punës së anëtares së tyre dhe siç theksojnë, “një prej kompanive më të suksesshme në Maqedoni, në grupin e kompanive më të njohura në industrinë konditore, e njohur për brendin ‘Vinçini’”.

Në shuarjen e zjarrit, shtohet, kontribut dhanë edhe ekipet tona, të cilat i vendosën në dispozicion kapacitetet e veta.

“Ekipi i Odës ekonomike është i pranishëm në vendin e ngjarjes që nga çasti i shpërthimit të zjarrit dhe së bashku me pronarët do të formojë shtab të krizës. Oda po ndërmerr aktivitete për normalizim të plotë të gjendjeve”, qëndron në kumtesën e Odës ekonomike.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

orlando bloom thyen heshtjen per ndarjen nga katy perry 68bd5bdc190a2
Lajmi i mëparshëm

Orlando Bloom thyen heshtjen për ndarjen nga Katy Perry

durmishi papunesia ne renie 72 me pak se vitin e kaluar 68bd6d11f0725
Lajmi i radhës

Durmishi: Papunësia në rënie, 7,2% më pak se vitin e kaluar

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë