zjarri ne kuroren e pyllit ne fshatin miras te devollit ne terren mbi 100 forca 68b158b7f02fa

Zjarri në kurorën e pyllit në fshatin Miras të Devollit, në terren mbi 100 forca

August 29, 2025
1 minut lexim

Situata e zjarrit në kurorën e pyllit në fshatin Miras, në Bashkinë Devoll, paraqitet e qetë dhe pa intensitet gjatë ditës së sotme, si pasojë e uljes së temperaturave gjatë natës.

Prej orës 05:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha shërbimet e bashkisë, të cilat po punojnë për të kufizuar dhe eliminuar plotësisht çdo rrezik potencial nga vatrat e mbetura.

Aksioni po ndiqet nga afër edhe nga nënprefekti i Devollit, ndërsa operacioni është përqendruar në krijimin e kanaleve izoluese dhe monitorimin e zonës, për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të flakëve.

Autoritetet vendore mbeten në gatishmëri, duke apeluar për bashkëpunim nga komuniteti lokal dhe raportim të menjëhershëm në rast të shfaqjes së vatrave të reja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BILALL KASAMI
Lajmi i mëparshëm

Kasami nga lagja Migjeni: Prioritet e kemi hapjen e bulevardit

tottenhami arrin marreveshje per xavi simons 68b15914ed6bb
Lajmi i radhës

Tottenhami arrin marrëveshje për Xavi Simons

Të fundit nga

ShkoLartë