zjarri ne dukat rrezikon parkun kombetar te llogarase kerkohet nderhyrje nga ajri 687b8377e69fc

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

July 19, 2025
1 minut lexim

Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum.

Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor.

Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.

Në këto kushte, Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keshilli i evropes sheh rritje te mbipopullimit ne burgjet evropiane maqedonia me mbipopullim mesatar 687b7a1db61ad
Lajmi i mëparshëm

Këshilli i Evropës sheh rritje të mbipopullimit në burgjet evropiane: Maqedonia me “mbipopullim mesatar”

partizani e vetmja skuader e superiores me pushime 687b83efbab85
Lajmi i radhës

Partizani, e vetmja skuadër e Superiores me pushime

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë