zjarri ne devoll vazhdon prej shtate oresh banoret u bashkohen ekipeve zjarrfikese 68af7a969e9b1

Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse

August 27, 2025
1 minut lexim

Zjarri që nisi mesditën e sotme në sipërfaqen pyjore mbi fshatin Miras në Devoll vazhdon të jetë aktiv. Sipas përgjegjësit të menaxhimit të pyjeve, situata vijon të jetë serioze, ndërkohë që ekipeve zjarrfikëse u janë bashkuar edhe banorët e zonës.

“U lajmëruam rreth orës 13:30. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe drejtorinë e shërbimeve erdhëm të gjithë në ndihmë. Jemi angazhuar që të gjithë në shuarjen e zjarrit, jemi në gatishmëri. Gjithashtu kemi patur ndërhyrje dhe nga banorët e zonës, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Sipërfaqja e deritanishme mund të jetë rreth 5 ha, me pishë të zezë, dushqe të llojit qar. Situata është nën kontroll deri më tani por besoj se do të zgjasë, deri nesër do të jetë zjarri aktiv. Nuk mund të themi që zjarri do të shuhet brenda kësaj nate.

Për shkak të terrenit shumë të thyer ne dhe zjarrfikësit e kemi patur shumë të vështirë të ndërhyjmë. Ndërhyrja është bërë me mjete rrethanore. Jemi munduar me të gjitha mënyrat, me breza, me kundra zjarre por për shkak se bimësia është shumë e dendur dhe sipërfaqja është e mbuluar me bimësi barishtore, është e vështirë edhe fikja dhe hapja e brezave që mund të parandalojnë zjarrin.

Mesa dimë deri tani është vetëm një vatër, origjinën e vatrës ku ka nisur zjarri nuk mund ta përcaktojmë pasi kërkon rreth 30 minuta të arrijmë në vatër për shkak të terrenit. Ka rrezik pasi fshati më i afërt është Sinica dhe nëse zjarri merr përmasa më të mëdha, edhe mund të rrezikohet por besoj se deri nesër do të shuhet”, u shpreh Orgest Cenolli.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

afrim gashi ne takimin lamtumires per drejtorin e halkbank bilal sucubasi 68af712ac0396
Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı

champions league mesoni ndarjen ne vazo te 32 skuadrave pjesemarrese nga psg te debutuesit 68af7af888497
Lajmi i radhës

Champions League, mësoni ndarjen në vazo të 32 skuadrave pjesëmarrëse nga PSG te debutuesit

Të fundit nga

ShkoLartë