Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku

July 7, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trafiku nga Shkupi për në pikën kufitare në Bllacë dhe anasjelltas është duke u riorentuar nëpër zonat për rreth, ndërsa për automjetet e rënda ka ndalesë të qarkullimit për shkak të zjarrit të shkaktuar në afërsi të vendkalimit kufitar.

“Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, trafiku është riorientuar për automjetet e pasagjerëve, ndërsa është i ndërprerë për automjetet e rënda transportuese. MPB ka vendosur regjim të veçantë të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit.

Trafiku për automjetet e pasagjerëve është riorientuar drejt fshatit Bllacë e Epërme, përgjatë rrugës së vjetër drejt fshatit Banjan, Gluvo dhe Shkup.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar  Qendra për Menaxhim të Krizave të Maqedonisë së Veriut  dhe ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

U zgjodh shef shtabi në Strugë, Hoxha: Kandidatura e Mendi Qyrës tejkalon kufijtë e politikës partiake

Të fundit nga

Lazslo Szasz fiton edhe në Krujë

Garuesi hungarez, anëtar i AK Dubrovnik të Kroacisë, Lazlo Szasz, ka vazhduar me fitore në garat e vlefshme për FIA CEZ. Pas fitores në Kullë, Szasz triumfoi edhe në garën “Scanderbeg Trophy
ShkoLartë