zjarri ne bllace riorientohet trafiku 686b2cc3e03fa

Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku

July 7, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se trafiku nga Shkupi për në pikën kufitare në Bllacë dhe anasjelltas është duke u riorentuar nëpër zonat për rreth, ndërsa për automjetet e rënda ka ndalesë të qarkullimit për shkak të zjarrit të shkaktuar në afërsi të vendkalimit kufitar.

“Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë, pranë tunelit, i cili është përhapur mbi rrugën magjistrale, trafiku është riorientuar për automjetet e pasagjerëve, ndërsa është i ndërprerë për automjetet e rënda transportuese. MPB ka vendosur regjim të veçantë të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë drejt Shkupit.

Trafiku për automjetet e pasagjerëve është riorientuar drejt fshatit Bllacë e Epërme, përgjatë rrugës së vjetër drejt fshatit Banjan, Gluvo dhe Shkup.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar  Qendra për Menaxhim të Krizave të Maqedonisë së Veriut  dhe ekipet e Njësisë së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u zgjodh shef shtabi ne struge hoxha kandidatura e mendi qyres tejkalon kufijte e politikes partiake 686b1463ca682
Lajmi i mëparshëm

U zgjodh shef shtabi në Strugë, Hoxha: Kandidatura e Mendi Qyrës tejkalon kufijtë e politikës partiake

paradoksi eurostar ushqime te shtrenjta por shqiperia mbajti rekord per peshen e bujqesise ne europe 686b5d4802652
Lajmi i radhës

Paradoksi/ Eurostar: Ushqime të shtrenjta, por Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë

Të fundit nga

ShkoLartë