zjarri mpb mbyllet pika kufitare maqedoni kosove 686e98452a414

Zjarri/ MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë

July 9, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – pika kufitare Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB.

Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin:

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sa here ne dite duhet te bejme dush gjate veres 686e9663f119f
Lajmi i mëparshëm

Sa herë në ditë duhet të bëjmë dush gjatë verës?

mickoski bullgaria ka agjende dhe plan te qarte shkaterrimin e kombit dhe identitetit maqedonas 686e9a6253c54
Lajmi i radhës

Mickoski: Bullgaria ka agjendë dhe plan të qartë, shkatërrimin e kombit dhe identitetit maqedonas

Të fundit nga

ShkoLartë