Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, foli para mediave për zjarrin në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.
“Jemi duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut industrial, për shkak të vetëm materialeve që ka pasur brenda”, tha fillimisht Ristani.
“Është përhapur edhe në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezikshmëri për përhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Jemi duke e kontrolluar për ta eliminuar deri në fund zjarrin në këtë zonë. Nuk ka asnjë dëm në njerëz”, theksoi më tej Ristani.
Sipas saj, “do të duhet pak kohë për ta vënë në kontroll të gjithë zjarrin”.
“Zona është goxha e madhe. Bizneset përreth nuk janë djegur, janë djegur vetëm magazinat”, shpjegoi Anduela Ristani.
Burimi: opinion.al


